Sunday, March 11, 2012

Doloreza qan, Erioni dhe Vlashi i qëndrojnë afër

Ndërkohë që banorët fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin, në të gjithë shtëpinë, Doloreza fillon të qajë e prekur një një fjalë që ka dëgjuar. Afër saj shkon Erioni dhe më vonë Vlashi, për ta qetësuar. Erioni i jep këshilla për mënyrën se si duhet që të sillet në të tilla situata. Ai i thotë se që mos e japë vetën para të tjerëve se po mërzitet, sepse kanë për ta sulmuar në atë mënyrë gjithmonë, pasi të kuptojnë dobësinë e saj. Doloreza thotë duke qarë se nuk i ka bërë keq askujt dhe se nuk po gjen njerëz të njerëzishëm brenda shtëpisë. Pasi e dëgjojnë, djemtë vendosin që ta lënë vetëm Dolorezën, për të folur në një tjetër moment me të.

Anila dhe Graciaono diskutojnë me njëri-tjetrin lidhur me klipet që janë shfaqur gjatë spektaklit. Anilës i ka pëlqyer shumë një frazë nga Graciano, i cili tha: “E kam shumë përzemër Anilën, por kur mendoj se e ka gabim, ia them”. Ajo e përqafon dhe i thotë se atje ka treguar se ai e konsideron vërtet shoqe.

Lorena dhe Edgari diskutojnë për surprizën që i është bërë Lorenës, si fituese e provës se alfabetit.

Anila uron Lorenën për lidhjen që ajo ka krijuar me Gracianon dhe i thotë se e ka shumë përzemër, duke e falënderuar për fjalët e mira që ka thënë për të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles