Monday, March 5, 2012

Anila: “Metin e Gracianon, i kam pikë të dobët” Elvisi: “Anila e pëlqen Metin”

Elvisi, Anila e Meti qëndrojnë në kopësht duke biseuar. Elvisi mendon se Anila ka pëlqim ndaj Metit, e ndoshta do të lidhen, por Anila përgjigjet se nuk është futur për të krijuar lidhje në BB. Ajo shton se nuk e pëlqen Metin, e as Meti atë dhe Elvisi i kërkon falje për mendimin që dha.

Anila shprehet se Metin dhe Gracianon, i ka pikë të dobët e Elvisi i mëshon mendimit të tij se Anila e pëlqen Metin. Anila kërkon të dijë nga e kupton Elvisi këtë gjë e ai i përgjigjet se e dallon në sytë e saj.

Anila e pyet Elvisin nëse e ka pëlqyer Ariolën e ai pohon. Elvisi shton se ia ka shprehur Arjolës pëlqimin asaj, por ajo nuk e pëlqente. Lorena ndërhyn dhe e pyet Elvisin nëse e ka pëlqyer Albulenën, por ai kundërshton. Elvisi thotë se ka dashur të zbulojë tipin e Albulenës, pasi ajo nuk fliste shumë me banorët, ndërsa herë pas here i dëgjohej zëri teksa këndonte.

Elvisi tregon mardhënien e tij me Albulenën e shprehet se disa herë ajo i hidhte shikime e për këtë arsye ai ka dashur t’a ngacmojë duke i thënë se e pëlqente. Ai vazhdon duke treguar se Albulena i ka kërkuar fakte për t’a treguar pëlqimin e tij ndaj saj. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles