Monday, March 5, 2012

Anila mohon se ka simpati për Metin

Banorët bisedojnë duke shkëmbyer shaka e lojra. Një pjesë e tyre ndodhen brenda dhe luajnë me pantomim duke shkaktuar të qeshura të mëdha. Pjesa tjetër e tyre ndodhen në oborr dhe ncacmojnë Anilën dhe Metin për mardhënien e tyre.

Për një kohë të gjatë ata mundohen që Anila dhe Meti të pranojnë se kanë një ndjenjë simpatie kundrejt njëri-tjetrit dhe se mardhënia e tyre nuk është thjesht miqësi. Anila nuk i pranon komentet e tyre dhe i kërkon herë pas here edhe Metit që të kundërshtojë banorët e tjerë. Anila thotë “nga e merrni spunton që flisni kështu” dhe Arbëri dhe Elvisi i thonë se asaj i lexohet një gjë e tillë në sy. “Ty të shkëlqejnë sytë” i thotë Arbëri ndërsa Graciano e ngacmon duke i thënë se ai ka informaciane se në shtëpi është krijuar një lidhje.

Për një kohë të gjatë banorët ngacmojnë Anilën, por vajza për të disatën herë shprehet se ajo nuk do të krijonte një lidhje brenda në shtëpi. “Unë nuk kam ardhur këtu për t’u lidhur” thotë Anila dhe më pas u kërkon djemve që të mos flasin më për një gjë të atillë sepse kjo po e nervozon. Për afrimitetin ndaj Metit Anila thotë se atë dhe Gracianon i sheh më shumë si vëllezër dhe nuk e ka menduar se mund të ndodh ndonjë gjë më shumë.

Meti qëndron i heshtur dhe nuk reagon ndaj ncamimeve të të tjerëve edhe pse Anila i kërkon disa herë që ai të mbajë anën e saj dhe të kundërshtojë djemtë e tjerë. Meti i thotë se ai nuk ka pse të thotë asgjë dhe se të tjerë mund të thonë çfarë të duan dhe askush nuk ka pse të nervozohet.

Më pas djemtë futen brenda dhe Anila mbetet jashtë vetëm me Lorenën. Të dyja bisedojnë për hyrjen e tyre në Big Brother dhe emocionet që përjetuan. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles