Monday, March 5, 2012

Klaudja-Gracianos: “Më pëlqeu qëndrimi yt gjatë debatit”; Vlashi komente për Klaudjën

Graciano e Klaudja qëndrojnë në kopësht duke komentuar debatin që ka patur Klaudja me Anilën. Graciano shprehet se ka mbajtur qëndrim të drejtë ndaj këtij debati, paçka se ka më shumë afrimitet me Anilën. Ai thotë se nuk mban dot krahun e personave që e kanë gabim, e Klaudja përgjigjet se Anilës duhet t’i ketë mbetur hatri me Gracianon. Klaudja thotë se i pëlqen ky qëndrim i Gracianos, e fakti që ai nuk është ndikuar nga Anila dhe i ka qëndruar mendimit të tij deri në fund.

Klaudja shprehet se sapo të vijë buxheti i javës, do të marrë ç’të dojë për të ngrënë e Graciano thotë të njëjtën gjë, madjen shton se do t’i hajë ushqimet në sy të të gjithë banorëve që t’a shikojnë, e të përplasen me të nëse kanë kundërshtime. Klaudja shprehet se se është acaruar me Arbrin me këngët e tij gjatë natës, që e kanë lënë pa gjumë e së shpejti do të shpërthejë me të.

Më pas , të gjithë banorët ulen në tavolinë për të ngrënë drekën e gatuar nga Vlashi me Dolorezën. Klaudja i drejtohet Vlashit, duke i thënë të mos gatuajë më sepse nuk i pëlqen, por e komplimenton që ka marrë guximit të gatuajë.

Vlashi e Françeska dalin në oborr duke biseduar, ku Vlashi komenton fjalët e mëparshme të Klaudjës për gatimin e tij. Vlashi ironizon flaët e Klaudjës, e shprehet se nuk i është kundërpërgjigjur vetëm për kulturë. Teksa e shikojnë përmes xhamit, Vlashi komenton Klaudjën duke thënë se në këto momente ajo po e ha të gjithë pjatën, që ka gatuar ai. Françeska thotë se Klaudja nuk kapet shpesh me të, sepse ia di kapacitetet. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles