Friday, March 30, 2012

Anila: “S’më pëlqen loja e Liamit”; Graciano: “Liami është i zoti dhe po i përmbush qëllimet”


Graciano, Anila dhe Lorena shkojnë në kuzhinë e komentojnë Ermalin, Erionin dhe Françeskën, të cilët kalojnë atje. “Janë bërë treshe fantastike këta”, shprehet Graciano për tre banorët. Graciano ka konsiderata për Erionin, duke thënë se është shumë njeri i mirë dhe se nuk i ka bërë keq askujt brenda shtëpisë. Anila mendon se Erioni dhe Meti nuk e kanë ndier në asnjë moment presionin të gjithë banorëve, sepse janë munduar që të sillen mirë me të gjithë. “Ta shikojmë, se nuk do t’u shkojë mirë deri në fund”, shprehet Anila. Graciano dëshiron që t’i shikojë në nominim banorët që s’janë nominuar asnjëherë,sepse kështu mund t’i kuptojë më mirë.

Më pas banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe Graciano e Anila fillojnë që të bëjnë thashetheme për Liamin. Anila thotë se nuk i pëlqen sjellja e Liamit kundrejt Françeskës, pasi ai gjithmonë i përmend moshën e vogël. “Ti e ke shumë gabim, sepse ai është i zoti dhe po përmbush qëllimet që i ka vendosur vetes”, shprehet Graciano. Ai mendon se Liami përpiqet që të nxjerrë në pah tek banorët atë që i intereson më shumë dhe se po ia del më së miri. Anila tregon për momentet kur ka debatuar me Liamin dhe Graciano e këshillon që ajo ta injorojë, sepse duke i dhënë rëndësi ai ia arrin qëllimit që ka, duke e bërë që të nervozohet, siç ia ka dalë gjithmonë.

Pak minuta më vonë, Erioni, Ermali dhe Françeska shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur, ndërkohë që banorët e tjerë janë të gjithë në gjumë. Françeska dhe Ermali kalojnë disa minuta, duke u puthur dhe shkëmbyer ledhatime me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles