Friday, March 30, 2012

Liami, pakënaqësi për punët e shtëpisë; Françi: “Ndihem e mënjanuar”

Ndërsa disa nga banorët janë shtrirë për të fjetur gjumë, Ermali dhe Françeska rrinë shumë afër njëri-tjetrit, duke përkëdhelur njëri-tjetrin. Erioni që është afër tyre, fillon që t’i komentojë, duke i thënë: “Mos bëni dashuriçka këtu se nuk jeni në hotel”. Françeska mërzitet nga kjo fjali e Erionit dhe i bën të ditur atij se nuk i pëlqejnë këto komente. Më pas ajo e përdor shprehjen e tij, duke bërë shaka me Ermalin, ndërsa Erioni bën sikur përgjon çiftin.

Liami dhe Genta diskutojnë me njëri-tjetrin lidhur me punët e shtëpisë që duhet të bëjnë. Liami thotë se në grupin e tij, asnjëri prej banorëve nuk e merr seriozisht kryerjen e punëve. “Do t’i lej që ti bëjë ajo Klaudja një herë nesër”, shprehet Liami. “Ndërsa unë vetëm me Françeskën i bëj”, thotë Genta. Më vonë Liami kujton jetën jashtë dhe njerëzit e tij të afërt, duke thënë se e ka marrë shumë malli dhe se i mungojnë shumë.

Françeska bisedon me Erionin dhe Ermalin lidhur me banorët që mendojnë se mund të dalin gjatë spektaklit të së shtunës. Më pas ata flasin për ngjarjet brenda shtëpisë. Françeska e ka ndier veten të mënjanuar nga Erioni, Klaudja dhe Ermali. Ermali i thotë me shaka se që sot e tutje edhe ajo do të bëhet pjesë e bisedave të tyre. “Nuk po të nënvlerëson njeri”, i thotë Ermali. Banorët e kalojnë bisedën në shaka dhe kështu qeshin për disa minuta, duke shkëmbyer batuta me njëri-tjetrin. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles