Sunday, March 4, 2012

Arbëri tregon për veten; “Frika më e madhe është Zoti”

Pyetja tjetër Arbërit i bëhet nga Gentiana, e cila kërkon të dijë për pikat e tij të forta, të cilat mendon se do t’i përdorë brenda shtëpisë. “Çfarë do të përdor nuk e di, sepse kjo varet nga situatat që mund të krijohen”, shprehet Arbëri. Ai thotë se i pëlqen që gjithçka ta bëjë me një motiv të caktuar dhe t’i japë rëndësinë e duhur.

Pyetja pasardhëse i bëhet nga Vlashi, i cili është kurioz të dijë se si është një ditë e zakonshme për Arbërin. Ai përgjigjet, duke thënë se asnjë ditë nuk është njësoj për të, sepse nuk ka pasur një punë të qëndrueshme, por tregon për periudhën që ka qenë në punë, duke thënë se zgjimi për të ka qenë në mëngjes, në orën 07:00 dhe mbaronte punën në orën 15:30. Më pas duhet të shkonte në universitet, për të frekuentuar leksionet e më vonës të studionte, pa përjahstuar fundjavat, kur del për t’u argëtuar me shoqërinë.

Arbëri tregon se ka ushtruar dhe profesionin e kameramanit në periudhën e luftës dhe se është krenar për këtë fakt.

Doloreza kërkon të dise se cila është frika më e madhe për Vlashin dhe ai thotë se mundohet që ta përballojë gjithçka, pa pasur frikë, duke përjashtuar vetëm Zotin, për të cilin thotë: “Ai është gjithçka mbi ne”. Frikë tjetër për Arbrin është edhe mungesa e prindërve, e cila do të vijë një ditë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles