
Graciano kërkon të dijë se cili është personi më i shtrenjtë për Arbërin dhe ai përgjigjet duke thënë se ka tri persona me të shtrenjtë, duke i përmenduar: Prindërit dhe vëllai.
Anila kërkon që Arbëri ta përshkruajë vetën me tri fjalë. Ai thotë se e konsideron veten si njeri të sinqertë dhe si një njeri që nuk do t’i bëjë keq askujt.
Pyetja e Ermalit është nëse Arbëri qan shpesh. Arbëri thotë se ka raste që edhe mund të qajë, por jo shpesh.
Doloreza kërkon që të dëgjojë një ngjarje nga jeta e Arbërit, e cila i ka vlejtur më vonë. Arberi shprehet se ka shumë ngjarje të tilla, por ai ka një moto: “Lufto deri në fund për atë që do”.
Meti kërkon të dijsë se si e mendon ai veten pas 5 vjetësh. Arbëri thotë se nuk i pëlqen që të bëjë plane në jetë, por do të dëshironte që të ishte një menaxher i mirë në sektorin e marketingut, pasi të ketë mbaruar një magjistraturë. Gjithashtu ai e shikon si plan edhe krijimin e një familjeje.
Liami kërkon të dijë se si mund të sillet ai brenda shtëpisë, nëse të tjerët këmbëngulin dhe kanë një mendim të ndryshëm nga i tiji. Arbëri shprehet se do të luftojë deri në fund, për të thënë të vërtetën e tij.
Dhe kështu, përfundon Arbëri rrëfimin e tij.
0 comments:
Post a Comment