
Pyetja e dytë i bëhet nga Erioni, i cili kërkon të dijë se nëse do të shkonte për të parë një film, çfarë zhanri do të zgjidhte. Arbri thotë se do t’i pëlqentë të shikonte një film që ka një histori dhe që përcjell një mesazh në fund, por do të preferonte filmat aksion, të cilët bazohen në ngjarje të vërteta.
Pyetja tjetër i bëhet nga Edgari, i cili kërkon të dijë nëse njeh vajza shqiptare dhe se ç’mendim ka për to. Arbri thotë se njeh shumë vajza shqiptare. Arbri tregon se ka ndërruar shpesh vendbanimin, si pasojë e punës së lëvizshme të babit të tij. Ai e kosnsideron vetën me fat për këtë menyrë të jetuari që i është dashur të bëjë, sepse ka mundur që të njohë shumë njerëz nga vende të ndryshme. Arbri mendon se femrat shqiptare janë shumë familjare dhe shumë të kujdesshsme. “Ato janë edhe shumë të ndershme”, shprehet Arbëri. Sa për diferencën midis vajzave të Shqipërisë dhe të Kosovës, Arbëri nuk pranon që të bëjë një diferencim, sepse për atë janë të gjithë shqiptarë. Ai tregon se familja e tij ka qenë shumë e mikpritur në Shqipëri, kur i është dashur që të rrijë në Shqipëri në përiudhën e luftës.
0 comments:
Post a Comment