Friday, March 9, 2012

Arbri: “Do t’i heq maskën banorëve”; Erioni-Klaudjës: “Na konsiderojnë grup”

Pas diskutimit mes Arbrit e Erionit, biseda vazhdon dhe me Gracianon. Arbri është shprehur se do t’a shohë Erionin të vetëm në lojë, pa Klaudjën në krah që t’a njohë më mirë. Arbri thotë se do t’i njohë të gjithë banorët për të ditur avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Graciano përgjigjet se në rastion që Erioni nuk ia jep këtë mundësi, Arbri nuk mund t’a detyrojë. Arbri shprehet se do që t’u heqë maskën gjithsecilit prej banorëve, e do t’a shohë Erionin vetëm, jo Erionin me Klaudjën.

Graciano shprehet se sado që Arbri të mundohet t’i provokojë banorët, ata kanë mundësinë që t’a injorojnë e mos t’i flasin. Arbri shprehet se dhe kjo lloj sjellje përçon diçka tek publiku dhe tregon për karakterin e gjithsecilit, e ai do të tentojë me këmbëngulje që t’i njohë deri në fund banorët.

Më pas, Erioni shprehet se po mendon për diçka, teksa banorët e tjerë i flasin e Klaudja afrohet tek ai e bisedojnë për pak çaste. Erioni shprehet: “Banorët shohin çfarë bëjmë ne e komentojnë. Më vjen inat. Na konsiderojnë grup”. Klaudja kërkon të dijë se çfarë komentesh ka marrë Erioni nga banorët, por ai nuk tregon. Ajo shprehet se banorët mund të mendojnë ç’të duan, pasi ajo nuk ka ndërmend t’u mbushë mendjen. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles