Friday, March 9, 2012

Liam: “Pjesëmarrja në BB, për t’u bërë i njohur dhe për të fituar paratë”

Disa nga banorët qëndrojnë në kopësht duke biseduar. Graciano shprehet se kjo javë ka kaluar shumë shpejt e Doloreza përgjigjet se nuk e beson se sot është e premte. Edi thotë se java ka kaluar shpejt dhe në sajë të provave që kanë bërë. Graciano shprehet se në shtëpinë e BB, koha fluturon. Doloreza shprehet se javë më të mira i presin banorët. Ata bisedojnë për provën e javës “të jetosh në kuti” e hamendësojnë se sa orë mund të kenë realizuar të gjithë sëbashku.

Ndërkohë, Liam e Arbri qëndrojnë në sallon duke biseduar për tema të ndryshme, ku ndër të tjera, Arbri e pyet Liamin se cila ka qenë arsyeja që ka aplikuar për të qenë pjesë e BB. Liam përgjigjet se së pari dëshiron të bëhet i njohur si DJ dhe e dyta, për të fituar paratë. Liam thotë se paratë i duhen për të ndihmuar familjen e tregon se nuk ka ardhur shpesh në Shqipëri, ndërsa kur të dalë, do të shohë se çfarë rezultatesh ka dhënë pjesëmarrja në BB.

Liam thotë se në Gjermani është shumë e vështirë të depërtosh për t’u bërë DJ i njohur, por ai ka patur fat që ka njohur një nga organizatorët më të mirë të festave. Liam thotë se ç’do gjë e ka arritur me forcat e tij, paçka se nuk ka qenë në gjendje të mirë ekononmike, ndërsa tani ndihet mirë pasi ka dhe shoqëri të mirë. Liami vazhdon të bisedojë me Arbrin e i tregon për rrugëtimin e jetës së tij.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles