Sunday, March 4, 2012

Arbri kërkon rregullore për gjumin

Të gjithë banorët tashmë janë zgjuar dhe kanë dalë në oborr. Ata kërcejnë me muzikën në sfond dhe shijojnë ngrohtësinë e rrezeve të diellit. Gjatë kësaj kohe nuk mungojnë thashethemet. Liami u tregon djemve të tjerë një bisedë me Arbërin dhe ata thonë se ai sillet sikur është më i zgjuari. Pas pak ay vjen edhe Arbëri i cili u kërkon banorëve që të vënë rregulla në shtëpi.

Arbri kërkon që të gjithë banorët të flenë gjumë të gjithë në momentin që fiken dritat e gjumit sepse në të kundërt disa prej tyre bëjnë shumë zhurmë dhe kjo i lë të gjithë pa gjumë. Ai thotë se njeriu ka nevojë për shtatë orë gjumë dhe ata nuk duhet të bisedojnë gjatë natës në dhomën e gjumit. Kështu ai propozon një rregullore për të gjithë banorët, për oraret e gjimit.

Djemtë e tjerë nuk janë dakort me të dhe e kundërshtojnë. Erjoni i thotë se për ata nuk është ndonjë gjë e madhe edhe po prishën orarin e gjumit gjatë qëndrimit në Big Brother sepse ky është një spektakël dhe mundësia e tyre e vetme për ta shijuar atë. Pas Erionit edhe Graciano kundërshton Arbërin duke i thënë se as ai e askush tjetër nuk mund t’i detyrojë banorët e tjerë që të flenë dhe t’u vërë orare gjumi e zgjimi. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles