Sunday, March 4, 2012

Genta pyet Klaudjan dhe Erjonin: “Shoqëri apo simpati?”

Banorët futen në kushinë dhe ulen për të ngrënë mëngjes. Gjatë kësaj kohe ata shkëmbejnë biseda të ndryshme dhe ngacmojnë njëri-tjetrin me shaka. Genta përfiton nga rasti që i ka pranë edhe Erjonin edhe Klaudjan dhe u drejton një pyetje të dyve. “Shoqëri apo simpati?” pyet Genta duke iu referuar afrimitetit të tyre ditët e fundit dhe sjelljes së Erionit i cili i ishte dukur xheloz kundrejt qëndrimit të Klaudjas me një nga djemtë e tjerë të shtëpisë.

Klaudja i përgjigjet Gentës “Dashuri” dhe genta për t’u siguruar i thotë “e kam seriozisht” dhe përmend rastin që kishte parë Erionin të bëhej xheloz. Klaudja përsërit shprehjen e saj duke thënë se midis saj dhe Erjonit ka dashuri dhe më pas shton “e more përgjigjen.

Më pas biseda e tyre ndryshon duke folur për mungesën e tre konkurentëve që dolën dje gjatë spektaklit. Graciano thotë se pa Arjolën shtëpisë i mungojnë të bërtiturat, ndërsa pa Lenën dhe Florin nuk i mungon asgjë. Genta thotë se Lena i mungon shtëpisë.
Erioni i thotë Gracianos se ai nuk duhet që të reagonte në atë mënyrë ndaj Lenës dhe duhet ta shmangte debatin me të sidomos gjatë spektaklit. Graciano jystifikohet duke i thënë se atij i ra shumë keq zgjedhja e Lenës ndaj Erionit pasi ata kishin biseduar dhe Lena i kishte lënë të kuptonte se ajo do të zgjidhte atë.
Kështu ata flasin edhe një herë për provën dhe komentojnë historitë dhe mënyrën e të treguarit të tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles