Thursday, March 8, 2012

Arbri-Klaudjas: “Të pëlqen vetja”; Klaudja: “Kam siguri në vetvete”

Disa nga banorët rrinë në kopsht, duke biseduar me njëri-tjetrin. Anila flet për peshën e saj, e cila ndryshon shpesh në mënyrë drastike, ndërsa Arbri e pyet me tendencë: “Si e ke emrin?”, e ndërsa Anila i përgjigjet, duke i treguar emrin, ai bashkë me Metin fillojnë të këndojnë: “Anila, Anila, nesër del nga shtëpia”. Anila fillon të kërcejnë me muzikën e improvizuar nga djemtë.

Ermali dhe Elvisi diskutojnë për spektaklin “Mister Albania”, për detajet dhe për ngjarjet që kanë ndodhur pas tij.

Klaudja del në kopsht dhe bashkohet me banorët që janë atje, duke fokusuar gjithë vëmendjen e banorëve tek ajo. Arbri mendon se Klaudjas i pëlqen vetja dhe se ka mbivlerësim për vetën e saj. “Kjo që kam unë, është siguri”, e sqaron Klaudja. Ai thotë se kjo siguri fitohet nga mbivlerësimi që ke për veten, duke menduar se je e bukur. “Asnjëherë nuk kam vlerësuar bukurinë”, vazhdon ta bindë ajo. Klaudja thotë se edhe partnerët që ka pasur në një lidhje, nuk kanë qenë të paraqitshëm, por kjo nuk përbënte problem për të. Të gjithë banorët fillojnë të diskutojnë se sa rëndësi mund të ketë pamja e jashtme për një njeri. Klaudja thotë se bukuria thjesht të kënaq syrin, por nuk bën asgjë më tepër.

Biseda midis banorëve vazhdon për disa minuta.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles