
Elvisi shprehet se në një garë fiton ai që ecën më ngadalë dhe reziston më gjatë, jo ai që shpejton. Liami e Elvisi bëjnë nxehje për t’u përballur me njëri-tjetrin e Klaudja i thotë Elvisit se Liami po e provokon e ai s’ka përse të bjerë pre. Elvisi thotë se Liami po e sfidon për gjëra që ai është i aftë t’i përballojë. Djemtë fillojnë garën duke mbajtur njërin prej stolave të drurit që kanë në kopësht, e Elvisi ia del më së miri, ndërsa Liami refuzon t’a bëjë të njëjtën gjë e thotë se nuk fitohet loja duke mbajtur pesha të rënda, por kjo arrihet me fjalë.
Liami shprehet se koha do t’a tregojë se kush është më i zgjuar, e shton se i vjen mirë që Elvisi këtë javë është bërë më aktiv. Elvisi shprehet se Liami e ka shtyrë t’a bëjnë këtë garë e ai i ka kthyer përgjigje. Elvisi thotë se Liami shpesh herë e ka nxjerrë veten përpara tij, e Liami përgjigjet se tashmë nuk mundet njeriu me forcë. Më pas djemtë flasin për provën, ku Elvisi është skualifikuar pasi ka marrë një jastëk me vete dhe Liami i thotë se në të tilla lojëra nuk duhen bërë hile, nga ku del se Elvisi nuk është i sinqertë. Liami shton se Elvisi është bërë aktiv nga frika e nominimit këtë javë, por Elvisi përgjigjet se nuk është aspak i frikësuar.
0 comments:
Post a Comment