
Gjithashtu, banorët fillojnë të disutojnë dhe më pas të debatojnë, lidhur me një situatë tjetër mes Françeskës dhe Erionit, nga e cila Klaudja është bërë xheloze. Ajo thotë se Françeska i ka kapur dorën Erionit, në një moment gjatë provës së javës dhe se ky veprim nuk është i hijshëm për të. “Unë s’do t’ia kapja kurrë dorën Ermalit”, shprehet Klaudja, e cila është bërë xheloze nga Klaudja. Debati midis dy vajzave, vazhdon për minuta të tëra, ndërkohë që Françeska vazhdon të sqarojë se nuk ia ka kërkuar ajo dorën Erionit, por ishte Erioni ai i cili i tha: “Ma jep pak dorën se po më zë gjumi”. Klaudja, vazhdon me dyshimet e saj, duke thënë se nuk dyshon tek Erioni sepse ka arritur ta njohë shumë mirë, por nuk i ka pëlqyer sjellja e Françeskës dhe se ajo nuk do ta bëntë kurrë atë veprim.
Liami dhe Gentiana, hedhin batuta të cilat rimojnë në fund, duke pasuar njëri-tjetrin. Më pas ata fillojnë të qeshin e të krijojnë momente gazmore, duke ua treguar edhe banorëve të tjerë këtë moment.
0 comments:
Post a Comment