Friday, March 9, 2012

Arbri: “Liami, pa komplekse”; Elvisi: “Nuk i besoj Liamit as dy hapa larg”


Elvisi, Lorena, Meti, Arbri dhe Graciano janë në kopësht, duke biseduar. Arbri fillon që të flasë për Liamin. Ai thotë se Liami është njeri pa komplekse dhe se kjo gjë i pëlqen shumë tek ai. “S’ka pikë kompleksi, bën atë që do dhe di ta jetojë jetën”, shprehet Arbri. Elvisi mendon se ai flet keq mbrapa krahëve të banorëve, por Arbri e kundërshton, duke i thënë se të gjithë banorët flasin mbrapa krahëve. Arbri thekson mendimin, duke thënë se ai nuk rezervohet, por Elvisi, ia kthen: “Unë Liamit nuk i besoj as dy hapa”. Më pas dy banorët ndërrojnë bisedë, duke bërë shaka me banorët e tjerë të cilët ndodhen atje dhe nuk marrin pjesë në bisedë.

Anila kërkon të sqarohet me Dolorezën, për mendimin që ka shprehur lidhur me sjelljen e Anilës natën e sotme. Doloreza i thotë: “U bastardua njëçikë nga ana jote”, ndërsa Anila, mundohet t’i shpjegojë se në sytë e banorëve të tjerë mund të duket gjithçka ndryshe nga ç’është në të vërtetë. Doloreza i kërkon që të mos e keqkuptojë vetën, sepse ka komentuar sjelljen e saj. “Të gjithë komentojmë një sjellje”, thotë Doloreza. Anila i thotë se ajo e ka shumë gabim që është shprehur në atë mënyrë.

Më pas Anila del në kopsht me Gracianon dhe i sqaron atij gjithçka lidhur me bisedën që ka bërë me Dolorezën. Ajo mendon se Doloreza ka dashur të flasin, sepse është ndier fajtore nga fjalët që ka thënë. Graciano i thotë se Anila duhet t’ia dijë për nder atij, faktin që ia komunikoi atë që banorët kuptuan në atë mënyrë sjelljen e saj, duke i dhënë mundësi kështu asaj që të sqarojë situatën.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles