Friday, March 9, 2012

Diskutojnë për Françeskën: “Ndjen apo po bën lojë?”

Disa nga banorët, si Lorena, Mehmeti, Arbri dhe Elvisi janë afër pishinës. Lorena fillon të diskutojë për Françeskën dhe për marrëdhënien e saj me Ermalin. Ajo mendon se Françeska ka hyrë në shtëpinë e Big Brother për t’u lidhur me Ermalin, ndërsa ky i fundit ka dashur që të përfitojë nga loja. Lorena nuk e vë në dyshim faktin që tani Françeska mund të ketë ndjenja për Ermalin, por ajo thotë se në momentin që hyri në shtëpi, kishte një plan në kokë lidhur me marrëdhënien që do të kishte me Ermalin. Arbri mendon se dominant në lidhjen e tyre është Ermali dhe se ai është duke bërë lojën e tij. Lorena mendon se Françeska nuk është budallaqe dhe e di mirë se çfarë është duke bërë. Arbri ia përkrah mendimin. Por, ai thotë se Françeska ndjen për Ermalin më shumë sesa mendon. Elvisi e përforcon këtë mendim, duke thënë se Françeska u bëtua një ditë që nuk do të rrinte më me Ermalin dhe nuk kaluan 3-4 orë, kur u rikthye sërish në krahët e tij.

Ndërkohë që banorët në sallon bisedojnë, atje shkon Françeska, e cila del nga kutia, pa rezistuar dot më shumë.

Elvisi dhe Ermira dalin në kopsht dhe fillojnë të diskutojnë për Arbrin. Elvisi është i bezdisur nga bisedat e gjata të Arbrit, pa i lënë radhë për të biseduar banorëve të tjerë. Mendimin e tij e përkrah edhe Ermira, megjithëse thotë se mundohet që ta shikojë nga prizmi pozitiv. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles