Home » » Edgari-Klaudjas: “Kam një plan për Erionin, më ndihmo!”
Edgari-Klaudjas: “Kam një plan për Erionin, më ndihmo!”
Edgari dhe Klaudja ulen afër dhe fillojnë të flasin me njëri-tjetrin. Edgari e këshillon Klaudjan se duhet që ajo t’i afrohet gjatë provës Erionit dhe se ky i fundit duhet ta ndiejë këtë gjë. Më pas ai mendon që të bëjë diçka ndryshe, për të përmbushur një plan, por për këtë i duhet ndihma e Klaudjas. Ai i kërkon që ajo t’i afrohet Erionit, ndërsa Edgari do të ndërhyjë, për të vënë në punë planin e tij. Klaudja është shumë konfuze sepse nuk e di qëllimin e Edgarit. Ai i kërkon që të mos e keqkuptojë sepse kërkon që thjesht t’i thotë nja dy gjëra, por më tëpër banorëve të tjerë. Klaudja vendos që të pranojë të bëjë kompromis me Edgarin, megjithëse është shumë kurioze.
Graciano dhe Anila vazhdojnë të bisedojnë me njëri-tjetrin, lidhur me sjelljen e papëlqyer të Anilës. Atje shkon Gentiana, e cila mendon se shumë nga banorët ndryshojnë kur janë në nominim, duke përmendur sjelljen e Françeskës, e cila reagoi enkas në atë mënyrë, duke përfolur sjelljen e Anilës gjatë gjithë kohës.”Asgjë nuk bëra”, vazhdon të justifikohet Anila, ndërkohë që Graciano mundohet t’ia sqarojë se në sytë e njerëzve doli shumë keq.
Pak më vonë, Anila shkon në dhomën e ndenjes dhe kërkon të sqarohet me Françeskën, në prani edhe të banorëve të tjerë. Ajo sqaron se ka qenë balerinë për shumë kohë dhe se ka shumë dëshirë që të kërcejë në mënyrën e saj. Françeska i bën të ditur se nuk ka për të shtuar asgjë nga ato që i ka thënë.
0 comments:
Post a Comment