Wednesday, March 7, 2012

Arbri-Lorenës: “E shikon dot veten me Elvisin?”; Arbri: “Lorena, e sinqertë, por e ndrojtur”

Banorët pyesin Lorenën se çfarë përshtypje ka krijuar ajo për banorët, para se të hynte në shtëpinë e Big Brother. Lorena sqaron se gjërat nga jashtë shtëpisë, pra si publik, shihen ndryshe nga ç’janë në të vërtetë. Ajo jep mendimin e saj për Elvisin, duke thënë se është një njeri që nuk mund të flasë asnjëherë pa u menduar, si të tjerët. Ajo thotë se kjo ka qenë një përshtypje, që po e bën ta mendojë njësoj edhe tani.

Banorët në pishinë, përsëritin provën e tyre ditore, duke përsëritur alfabetin me zë të lartë.

Në dhomën e gjumit, bashkë më Lorenën, Elvisin dhe Anilën, bashkohet edhe Meti e Arbri. Ata fillojnë ta “ngacmojnë” Lorenën, duke e pyetur nëse mund ta shikojë vetën të lidhur me Elvisin, por ajo mundohet që ta shmangë këtë bisedë, duke bërë sikur s’kupton. Arbri thotë se ajo ka qenë shumë e mbyllur në vetvete dhe se do të ishte mirë që të fillonte të fliste më tepër, në mënyrë që edhe banorët të fillojnë ta njohin. Ai ia ribën pyetjen, në lidhje me Elvisin, ndërsa Lorena shprehet se ajo e njeh shumë pak, për ta menduar diçka të tillë. Nëse do të duhej ta shikonte si mundësi, asaj do t’i duhej shumë kohë.

Arbri vazhdon me pyetjet për Lorenën. Ai e pyet nëse ka rëndësi paraqitja e jashtme e një mashkulli, për t’u lidhur me të dhe Lorena thotë se ka vërtet rëndësi. Pas pyetjeve, Lorena e pyet se si e koncepton ai karakterin e saj, pasi e ka dëgjuar që të flase. Arbri shprehet, duke thënë se ende nuk ka një ide të qartë për të, por do ta karakterizonte si një vajzë të sinqertë dhe të mbyllur në vetvete.

Më pas atje shkon Françeska dhe djemtë fillojnë të bëjnë shaka me të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles