Wednesday, March 7, 2012

Elvisi: “Më pëlqen Lorena”; Anila: “Kam parandjenjë se mund të dal”

Shumë prej banorëve kanë shkuar në pishinë, duke u argëtuar me njëri-tjetrin. Ermali rri afër Françeskës, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Liami zhytet në ujë, duke u munduar të rrijë sa më gjatë i zghytur, ndërkohë që Ermira numëron sekondat. Gentiana, hyn me rroba në pishinë, pas ftesës së banorëve dhe kështu, të gjithë fillojnë të qeshin.

Disa nga banorët ndodhen në dhomën e gjumit, duke biseduar e duke bërë shaka me njëri-tjetrin, ndërsa Lorena i bën masazh Elvisit. Arbri kërkon që të diskutojë me Anilën, për sa i përket lidhjes së saj me Metin. Ai i thotë, duke u munduar të kuptojë më shumë, se është shumë i gëzuar që asaj po i ecin planet dhe ka arritur atë që donte të kishte. “Asnjë qëllim nuk kam”, shprehet Anila.

Pasi ikën Aberi, Anila pyet Elvisin se cila nga vajzat e shtëpisë i pëlqe më tepër dhe ai përmend Lorenën,e cila është e pranishme në bisedë. Ai e fton që ajo të flejë në dhomën ku ai fle, por Lorena, ia pret shkurt: “Unë kam krevatin tim”. Elvisi i kërkon që të mos ndihet keq nga fjalët e tij dhe se duhet të mundohet të rehatohet më tepër.

Anila thotë se ka një parandjenjë që mund të dalë nga shtëpia. “Nuk do të kisha dëshirë, por kam frikë se do të dal këtë javë”, shprehet Anila. Arbri mundohet ta qetësojë, duke i thënë se nuk mendon se do të dalë ajo këtë javë, megjithëse, sipas tij, cilido nga banorët që mund të dalë, do t’i mungojë shtëpisë së Big Brothër. Arbri mendon se publiku nuk mund të bëjë diferencim, për sa i përket mënyrës se si votojnë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles