
Françeska dhe Ermali rrinë bashkë në dhomën e ndenjes, ndërkohë që Ermali ka dëgjuar bisedën e saj me djemtë e shtëpisë, disa minuta më parë dhe ndihet keq nga mënyra se si e kanë trajtuara ata në mënyrë tallësë, sipas Ermalit. Françeska thotë se secili prej tyre ka marrë përgjigjen që meritonte.
Klaudja dhe Erioni rrinë afër njëri-tjetrit, pranë pishinës, ndërkohë që Klaudja shikon përpara tyre Dolorezën dhe ndihet xheloze për Erionin. Ajo thotë se Doloreza rri enkas para tyre, por Erioni qesh dhe nuk i mer seriozisht fjalët e Klaudjas. Më vonë ata fillojnë të flasin me nënkuptime, lidhur me marrëdhënien midis tyre. Klaudja thotë se të gjithë banorët i pandehin për të lidhur ata të dy, ndërkohë që ata nuk sillen si të tillë me njëri-tjetrin.
Klaudja i kërkon Erionit që t’i thotë ndonjë fjalë të ëmbël, si “të kam xhan”, por Erioni ia pret shkurt, duke i thënë se nuk ka ndodhur ndonjëherë që ta përkëdhelë me fjalë të ëmbla dhe nuk ka ndonjë arsye që të ndodhë sot. “Ty s’ta ndjen fare, jo të thuash “të kam xhan”, shprehet Klaudja. Erioni i shpjegon se ajo ende nuk e njeh tipin e tij dhe po flet pa baza. “Thuaj vetëm një herë të vërtetën”, i kërkon Klaudja, ndërsa Erioni thotë se nuk është duke fshehur asgjë. “Atëherë kur të dua unë, do të ta them dhe jo kur të duash ti”, i thotë Erioni. Më pas ata vazhdojnë të flasin midis tyre me nënkuptime.
0 comments:
Post a Comment