
Graciano dhe Lorena gjatë kohës që lahen qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa Meti zhyt disa herë Anilën. Koha kalon dhe banorët luajnë në pishinë për më shumë se dy orë rresht.
Argëtimi i tyre nuk përfundon aty. Pas pishinës ata shkojnë të lahen në dush dhe luajnë edhe aty. Erjoni dhe Meti luajnë me vajzat duke u hedhur shumë shampo në kokë dhe duke i larë ato në mënyrë qesharake. Zona e dushit mbushet me shumë shkumë dhe Meti shtrihet përtokë dhe rrëshket mbi shkumë duke u futur midis këmbëve të vajzave.
Kështu argëtimet dhe të qeshurat vazhdojnë për një kohë të gjatë në shumicën e banorëve të shtëpisë.
Ndërsa banorët argëtohen, tre të burgosurit nuk mund të bashkohen me ta. Ata qëndrojnë në qelinë e tyre të burgut dhe bisedojnë për gjëra të ndryshme. Liami u tregon Ermalit dhe Arbërit për punën e tij si DJ.
0 comments:
Post a Comment