
Pas disa minutash Françeska rikthehet përsëri pranë tre të burgosurve, por këtë herë e veshur me rrobat e Edit, si gardiane e burgut të Big Brother. Të tre të burgosurit fillojnë që ta ngacmojnë përsëri. Liami i thotë “sikur të ishin të gjitha Gardianet si ti”.
Ermali i thotë Françeskës se ajo është veshur me tendencë si Gardiane, por Françeska e mohon. Ajo u thotë djemve se është veshur ashtu sepe kanë marrë një urdhër nga Vëllai i Madh që secili prej banorëcve të shtëpisë do të bëjë turnin e Gardianit në burgun e tre djemve.
Françeska fillon të sillet egër me tre djemtë e burgosur, por ata e ngacmojnë me shaka. Liami i thotë “sa të shkojnë rrobat e policit”. Françeska ia kthen ashpër “nuk më pëlqejnë komplimentet, kështu që mbylleni gojën”. Djemtë vazhdojnë ta ngacmojnë dhe Françeska u kërkon që të zgjohen dhe të lëvizin sepse nuj janë aty vetëm për të fjetur gjumë. Më pas ajo u thotë se ajo do t’ua vështirësojë qëndrimin brenda në burg, nëse ata nuk i zbatojnë urdhërat e saj.
Më pas Ermali i afrohet Françeskës duke qeshur dhe Françeska fillon t’i flasë me zë të ulët. “Kam fjetur vetëm, fjeta te krevati jot” i thotë Françeska Ermalit dhe më pas largohet për të shoqëruar Arbërin jashtë, për të pirë cigare.
Banorët e tjerë argëtohen në pishinë.
0 comments:
Post a Comment