Sunday, March 11, 2012

Banorët hanë darkë;- Tre të burgosurit, fasule të djegura

Tre djemtë që ndodhen të dënuar në qelinë e Big Brother afrohen pranë hekurave dhe fillojnë të ngacmojnë me shaka banorët e tjerë që ndodhen në dhomën e ndenjes. Ermira është Gardjania e radhës, ndërsa të tjerët organizojnë lojra në sallon.
Liami, Ermali dhe Arbëri thërrasin banorët e shtëpisë me nofka qesharake, por ata nuk u përgjigjen dhe vazhdojnë bisedat e tyre.

Pas një kohe të gjatë argëtimi dhe bisedash, darka e banorëve të BB5 është gati. Të gjithë ulen në tavolinën e ngrënies për të ngrënë. Të burgosurit kërkojnë vaktin e tyre dhe nuk vonon që banorët e tjerë t’ua shërbejnë. Edhe për darkë ata do të hanë përsëri fasule. Tre djemtë e qelisë kërkojnë djath, por Erioni u ofron salcë kosi sepse djathi është mbaruar dhe buxheti i javës përveçse i reduktuar, nuk ka ardhur akoma.

Një tjetër problem për djemtë e ndëshkuar nga Vëllai i Madh, është edhe fakti se këtë herë fasulet janë të djegura. Ata fillojnë të ankohen, por më pas largojnë nga pjatat pjesët e djegura dhe vazhdojnë të hanë duke kometuar ushqimin me shaka.
Gjatë kohës që hanë ata flasin për ushqimin. Liami thotë “sa të dal që këtu do të gatuaj vet çfarë të më hahet”. Ai u sygjeron dy shokëve të qelisë që kur të dalin nga burgu të vendosin rregulla për gatimin dhe në këtë mënyrë nuk do të zihen më për ushqimin.
Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të hanë darkë në kuzhinë dhe shkëmbejnë biseda të ndryshme mes tyre.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles