Thursday, March 1, 2012

Genta: “Do të krijoj një histori për ditën që dëbova Metin”

Konkurentët vazhdojnë ngacmimet dhe komentet për provën e javës. Gentjana u thotë konkurentëve se ajo nuk ka histori të trishtuara për të treguar. Graciano fillon që të trillojë histori duke imituar Gentën dhe kjo shkakton shumë të qeshura, pasi ai mundohet që të flasë si Genta.

Anila i thotë Gentës se i bëhet qefi që ajo nuk ka histori të trishtuara për të treguar dhe Genta thotë se do të krijojë një histori. “Do të krijoj një histori për ditën që dëbova Metin nga Big Brother” thotë Genta. Graciano imiton Gentën dhe sillet sikur ajo po tregon historinë e saj. Graciano flet për jetën e Gentës duke u nisur nga ato që Genta u ka treguar konkurentëve për jetën e saj dhe luan duke deformuar historitë reale. Graciano përsërit shprehjet e Gentjanës gjatë debateve të saj me Metin. Graciano imiton edhe lotët dhe momentet kur Genta qan për Metin. Kjo bën që konkurentët e tjerë të shperthejnë në të qeshura të mëdha.

E ndërsa në kuzhinë konkurentët qeshin me të madhe, në dhomën e ndenjes Arjola flet për mënyrën se si e koncepton ajo një lidhje midis dy personave. Arjola tregon se si do të dëshironte që të ekzistonte raporti në lidhjen e saj.
Në dhomën e gjumit Erjoni dhe Klaudja luajnë duke u ngacmuar, ndërsa Ermali flet për Gentjanën duke thënë se ajo është e rrëmujshme në sistemimin e rrobave dhe këpucëve të saj.

Më pas në shtëpi zhvillohen edhe biseda të tjera për lidhjen, tradhëtinë dhe seksin. 

Social Profiles