Friday, March 2, 2012

Arjola fillon provën; Preket dhe qan, ndërkohë që komenton objektet

Bie gongu nga Vëllai i Madh dhe banorja e parë, e cila fillon provën, është Arjola. Ajo shkon në magazinë për të përzgjedhur objektet dhe pasi mendohet për disa minuta, bën zgjedhjen dhe del në dhomën e ndenjes.

I vendos objektet mbi tavolinë dhe fillon të flasë për sendin e parë të përzgjedhur që është një arkë kursimi. Ajo tregon se gjyshja e saj ka qenë shumë kursimtare dhe se gjithmonë e këshillonte: “Të bëhesh nikoqire për veten tënde!”. Ajo mendon se nëse do të kishte kursyer më tepër, tani mund të kishte më shumë lehtësira.

Objekti i dytë i përzgjedhur nga Arjola është ora. “Ma ka nxjerrë shpirtin për 12 vjet”, tregon Arjola. Ajo thotë se gjatë viteve të shkollës e ka pasur shumë të rëndësishme, por gjithmonë është mësuar t’i lërë gjërat për momentin e fundit. Për të ora simbolizon 12 vitet e shkollës.

Objekti i tretë i përzgjedhur nga Arjola është albumi. Ajo thotë se me këtë objekt kujton gjyshen e saj, e cila është ndarë nga jeta para 4 vjetësh. Arjola tregon se ka qenë shumë e lidhur me gjyshen dhe se ia ndien shumë mungesën. Ajo e kujton gjyshen e saj gjithmonë me album në dorë, pasi njëri nga djemtë e saj ka emigruar dhe ajo mbante me vete gjithmonë fotot e tij.

Sendi i katërt i përzgjedhur është një shishe vere. Ajo tregon se kjo shishe i kujton të atin, të cilin e kujton duke pirë në çdo cep të shtëpisë. Ajo tregon se ai ka konsumuar shumë pije alkoolike dhe sipas Arjolës, e ka bërë nga stresi.

Sendi i pestë i përzgjedhur, janë kufjet. Ajo e konsideron jetën shumë bosh pa muzikë.

Sendi i fundit i përzgjedhur nga Arjola, është stetoskopi. Ajo tregon se ka vuajtur për 7 vjet nga bajamet dhe për periudhën e dhimbshme që ka kaluar në sptal. Qan, ndërkohë që tregon dhe përfundon komentimin e objektit të fundit.

Social Profiles