Friday, March 2, 2012

Liami: “Ndalimi i fesë në Shqipëri”; Zarfi: “Prova javore”

Banorët të cilët janë në kopsht, bisedojnë për tema të ndryshme. Liami flet për fetë dhe ndalimin e praktikimit të tyre gjatë periudhës së regjimit komunist. Ai u tregon banorëve të Kosovës se mund të dënoheshe rëndë nëse të kapnin duke e praktikuar. Mendimin e tij e plotëson edhe Edgari, i cili thotë se feja konsiderohej si opium për popullin. Elvisi tregon se në Kosovë ka ekzistuar feja katolike, por ka qenë Perandoria Osmane ajo që ka ndërruar fenë. Elvisi çuditet se si mund të dënohet populli, vetëm nga besimi fetar. Kështu, vazhdon biseda midis banorëve. Liami thotë se populli e praktikonte fshehurazi fenë, ndërsa Elvisi thotë se në Kosovë bëhej shkollimi fshehurazi, sepse nuk lejohej që të mësohej gjuha shqipe.

Pak më vonë, banorët lajmërohen nga Vëllai i Madh se duhet të grumbullohen diku, për të mësuar për provën javore. Ai që lexon zarfin, ëhstë Flori. Flori lexon se kjo provë do të kryhet nga Ariola, Elvisi, Ermali, Flori dhe Genta, ndërsa banorët e tjerë do të dëgjojnë, pa ndërhyrë në bisedë dhe duke dëgjuar me shumë vëmendje bisedën. Banorët duhet të zgjedhin gjashtë prej sendeve që do t’u jepen dhe duhet të fillojnë të flasin për to, rëndësinë që ka ky objekt në një periudhë të caktuar të jetës dhe emocionet që u cakton ky objekt. Koha që kanë në dispozicion do të jetë e kufizuar. Prova do të quhet e kaluar, vetëm nëse banorët do të tregojnë me seriozitet dhe nëse rrëfimi i tyr do të jetë i vërtetë dhe i ndjerë.

Pas leximit, banorët fillojnë të diskutojnë rreth provës. 

Social Profiles