
E para që e fillon lojën është Ermira, e cila ka marrë një fjalë nga Erioni, por banorët nuk arrijnë t’a gjejnë sado që ajo mundohet t’a shpjegojë me lëvizjet e trupit. Gjatë lojës, Graciano i thotë me shaka Klaudjës se Erionit se ka dëgjuar fjalë nga banorët që i kanë zili e po i akuzojnë se në shtëpi nuk bëjnë asgjë për banorët e tjerë. Klaudja përgjigjet me ton të lartë se kush të dojë le të xhelozojë sepse e kanë kuptuar që ajo çfarë do, e arrin sapo hap gojën.
Liam reagon e i thotë Klaudjës se Erioni dhe ajo, i marrin të gjitha gjërat gati, ndërkohë që duhet të ngrihen t’i bëjnë vetë shërbimet për njëri-tjetrin. Klaudja i thotë se do t’a bëjë dhe atë që t’i rregullojë krevatin në mëngjes, por Liam përgjigjet se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Liam përfundon duke thënë: “Keni rënë nga morali fare, me këto mendime që keni”.
Banorët më pas, vazhdojnë për një kohë të gjatë duke luajtur me pantomima, e argetohen me njëri-tjetrin.
0 comments:
Post a Comment