Tuesday, March 6, 2012

Banorët diskutojnë për aktet e bamirësisë



Banorët e shtëpisë së Big Brother janë mbledhur në sallon dhe bisedojnë për bamirësinë, duke shprehur se si e konceptojnë ata këtë akt. Ermali shprehet se për të, bamirësi do të thotë kur dikush dhuron organe jetësore për dikë që ka nevojë, që rrezikon jetën, ndërsa ndihma ekonomike nuk është e tillë. Klaudja nuk ndan të njëjtin mendim me Ermalin, pasi ajo mendon se dhe ndihma ekonomike është shumë e rëndësishme. Ermali thotë se në kapitalizëm, ndihma ekonomike cilësohet si ndihmë morale jo bamirësie.

Arbri tregon një eksperiencë të tijën, ku ka parë një lajmërim që kërkohej një person për të dhuruar gjak, në një grup gjaku të veçantë. Arbri tregon se ky grup gjaku përkonte me të tijin e ai ka shkuar menjëherë në spital, për t’i ardhur në ndihmë personit që kishte nevojë. Arbri shprehet se këtë nuk e konsideron si një akt të theksuar bamirësie, por është një ndihmë për t’u vlerësuar.

Ermali i mëshon mendimit të tij, që konsideron bamirësi vetëm nëse dikush do t’i kërkonte zemrën apo mëlçinë, e ai do të ishte i gatshëm t’i jepte. Liam shprehet se bamirësi nuk quan kur agjentët e organizatave të ndryshme kërkojnë ndihmë në para, por është i gatshëm të shkojë vetë tek një familje e varfër, e t’i japë dhe rrobat e trupit.

Erioni ndërhyn dhe tregon një histori që e vlerëson shumë. Ai shprehet se në Greqi, një student jetonte pranë një person që ishte shumë i varfër e nuk kishte ç’të hante, kështuqë studenti i jepte gjithnjë nga ushqimi i tij, derisa një ditë e gjetën të vdekur, e ai kishte lënë një letër, ku thuhej se shtëpinë ia linte djalit që e kishte ndihmuar. Eriono thotë se në këtë histori dallohet qartë sensi i humanizmit të djalit, i cili nuk e kishte idenë e përfitimeve që do të kishte më pas. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles