
Klaudja e Anila qëndrojnë në kopësht duke biseduar e ndajnë të njëjtim mendim se banorët janë përtacë dhe nuk kujdesen shumë për shtëpinë. Klaudja thotë se përgjegjësia bie mbi të gjithë, duek përfshirë dhe veten e saj. Ajo shton se banorët dhe kur vendosin të bëjnë punët, disa punojnë vërtet e të tjerë rrinë duke biseduar e pa u angazhuar me këtë pjesë.
Pranë vajzave afrohet dhe Genta e Klaudja i thotë se secili nga banorët duhet të rregullojë krevatin e vet e tani do t’ia nisin me pastrimin e dhomës së tyre. Vajzat ia nisin nga punët, kur Ermira i thotë Gentës të mbledhë gjërat e saj nëpër dhomë, e Lorena ndërhyn duke i thënë Ermirës se nuk është momenti për t’u grindur.
Të gjithë banorët merren me sistemimin dhe pastrimin e shtëpisë e shprehen se duhet të kishin qenë më të rregullt e më të pastër. Elvisi shprehet se nuk është e mundur të jetohet pa pastërti, e për më tepër që jetojnë me një grup të madh banorësh në një shtëpi. Erioni shprehet se ata jetojnë secili për vete dhe Elvisi shprehet se në aspektin e rregullit dhe pastërtisë duhet të përpiqen të gjithë si grup, e për të tjerat le të jenë të ndarë.
0 comments:
Post a Comment