Friday, March 9, 2012

Komente për Lorenën; Ermira: “Lori po na studion, më pas do shpërthejë”

Ermali e Liam teksa janë dhomën e gjumit bisedojnë për banorët. Ermali shprehet Ermira i ka sabotuar lojën dje, duke qenë se ka hequr dorë shpejt, por Liami i përgjigjet se nuk ka qenë Ermira, por Lorena. Ermali thotë se i ngatërron emrat e dy vajzave e më pas e kupton që ka qenë Lorena, ajo që është dorëzuar. Liam thotë: “Ermira nuk ka tradhëton ne”.

Në këto momente, Ermira fillon të flasë dhe e thërret Ermalin, me disa emra si Liam, Erion, në mënyrë që t’ia kthejë me të njëjtën monedhë, duke qenë se Ermali i ngatërroi emrin. Ermira shprehet se gjatë lojës, Ermali nuk e linte të fliste e Liami pohon të njëjtën gjë. Djemtë thotë se Lorit mezi ia kanë mësuar emrin, duke komentuar se nuk është shumë e gjallë në shtëpi.

Liami thoët për Lorin se është tip i qetë e Ermali shton: “Unë nuk e kam parë fare prezente në shtëpi atë”. Liam përgjigjet se Lori është e qetë, por shton : “Uji i qetë, është i thellë”. Ermira shprehet se fakti që Lorena është e qetë, është thikë me dy presa, pasi kur të shfaqa veten, mund t’i habisë të gjithë.

Ermira shprehet se Lorena po mundohet t’i psikologjisë banorët e pastaj do të reagojë, por Ermali shton se Lorit nuk do t’i dalë kohë t’a shfaqë veten, pasi ka mundësi të largohet më parë se t’i vijë ky moment. Ermali shprehet se nuk ka patur kontakte me Lorin e Ermira thotë se Lori është altruiste, pasi kur banorët kanë nevojë për të, ajo i gjendet.

Së fundi , në shtëpi ndozen dritat e Elvisi që sapo ëshët zgjuar thotë se banorët e dhomës tjetër nuk e kanë lënë të flerë i qetë, nga zhurmat që kanë bërë e për këtë shkon tek ata për t’i zgjuar. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles