Saturday, March 31, 2012

Banorët, një tjetër “PO” për provën e ardhshme

Banorët shkojnë në dhomën e gjumit dhe aty fillojnë të flasin për futbollin dhe për tema të tjera, ku shpeshherë ngrejnë edhe zërin. Gjatë kësaj kohe Gentjana dhe Vlashi vazhdojnë provën e tyre. ajo si bebe qëndron brenda krevatit dhe shpesh ushqehet me biberonin e saj, ndërsa Vlashi e ushqen dhe kujdeset për të si një “Dado” e përkushtuar. Banorët rikthen pranë tyre dhe Arbëri e meti ngacmojnë Gentën, por ajo nuk reagon duke u sjellë si të ishte një bebe e vërtetë.

Një pjesë tjetër e banorëve ndodhen në kuzhinë, kur djemtë (Ermali, Liami dhe Arbëri) kthehen nga dhoma e rrëfimit dhe thonë me zë të lartë “po, po, po” dhe njëkohësisht në monitorin brenda shtëpisë shfaqet përgjigjja e provës “PO”. Djemtë kanë pranuar që të bëjnë një provë, por ende nuk e dinë se çfarë do të jetë.

Në oborr banorët shohin se është vendosur një këpucë e kuqe me takë. Kështu ata supozojnë se ajo do të jetë pjesë e provës. Klaudja thotë se kjo këpucë për të do të thotë feminilitet dhe për këtë arsye mendon se do të jetë një provë që do të ketë lidhje me të dhe Lorenën, pasi ato të dyja nuk kanë kaluar asnjë provë deri tani nga vajzat e shtëpisë.

E ndërsa presin që t’u komunikohet prova e radhës, banorët u rikthehen bisedave të tyre të zakonshme. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles