Friday, March 30, 2012

Françeska pranon provën, lyen flokët e kuqe; Meti, përsëri në provë

Teksa banorët presin Françeskën që të japë vendimin e provës, Anila shprehet se të gjithë banorët janë kundër saj. Françeska i lajmëron banorët se e ka pranuar provën, e ajo ç’ka duhet të bëjë është që ajo duhet të lyejë flokët me ngjyrë të kuqe. Banorët çuditen që Françeska ka pranuar pasi e ka shprehur disa herë që nuk pranon të eksperimentojë me flokët. Françeska del nga magazina me flokët lyera e kuqe dhe banorët e përgëzojnë për guximin që pati.
.
Françeska shprehet më pas me Edin se është sjellë shumë mirë me të gjithë banorët e u ka shkuar pas avazit, por ata nuk e kanë vlerësuar bujarinë e saj. Ajo shton se tani e tutje nuk do të bëjë asgjë për asnjërin nga banorët.

Si përfundim, Meti i lajmëron banorët se ka dhe një provë tjetër për të për të fituar disa cigare. Ai shprehet se duhet ta mbajë topin 50 herë me gjuajtje, e do të fitojë 50 cigare.

Graciano shkon pranë Vlashit dhe bën shaka me të e Gentën. Ajo vazhdon të mos flasë e të qëndrojnë në krevatin e vogël të fëmijës me biberon dhe i reziston ngacmimeve të Gracianos e Metit. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles