Saturday, March 31, 2012

Prova "Single Ladies":-Arbër-Beyonce ndërsa Liami dhe Ermali, balerinat

Arbër, Liami dhe Ermali shkojnë edhe një tjetër herë në dhomën e rrëfimit dhe njihen me provën që duhet të kalojnë, për të cilën ata dhanë përgjigjen “po” pak më parë. Ata rikthen pranë banorëve të tjerë të veshur si femra dhe me paruke. Këtë herë ata duhet të kalojnë një provë ku duhet të kërcejnë “Single Ladies” të Beyonce.

Djemtë dalin në oborr dhe pas tyre edhe banorët e tjerë. Ata fillojnë të qeshin me pamjen e tyre dhe mënyrën se si ata ecin mbi këpucët me taka. Graciano është koreografi i cili do t’u mësojë tre djemve që të kërcejnë siç duhet “Single Ladies”.
E ndërsa Graciano udhëzon djemtë se si duhet të qëndrojnë dhe të lëvizin gjatë kërcimit të tyre, banorët e tjerë i ngacmojnë dhe qeshin me ta.

Edhe vet Graciano i tall herë pas here djemtë duke u thirrur “motra” ose Arbërit i thotë “Beyonce”. Kështu ndërsa djemtë mësojnë si të kërcejnë në shtëpi krijohet një atmosferë e këndshme ku banorët kanë lënë pas zënkat, thashethemet e debatet dhe argëtohen duke ngacmuar njëri-tjetrin e duke qeshur pa mbarim. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles