Thursday, March 22, 2012

Ermali e Françeska, ngacmime; Erioni imiton Gentën e Klaudjën


Banorët e kanë përfunduar fazën e parë të provës së javës, e më pas e komentojnë. Françeska shprehet se atyre do t’u duhet të rrinë pa gjumë nëse bie gongu gjatë natës dhe Ermali teksa kërkon t’i kthejë përgjigje e thërret: “Zemër”. Françeska thotë se Ermali ka filluar i thotë të gjitha vajzave me këto shprehje dhe Erioni shton se do të fillojë dhe ai të bëjë të njëjtën gjë.

Më pas, Ermali e Françeska qëndrojnë në sallon në shoqërinë e Gentës. Kjo e fundit e cilëson Ermalin si “lab të hidhur”, ndërsa Françeskës i thotë se është e mirë dhe e çiltër. Ermali mundohet të puthë Françeskës, por ajo nuk e lë dhe i tregon Gentës se mbrëmë nuk ka fjetur me Ermalin pas historisë që ka treguar ai në lidhje me historitë e dashurisë.

Ndërkohë, Graciano, Lorena e Erioni qëndrojnë në kopësht duke biseduar e Graciano thotë se Meti i ka bërë për të qeshur banorët gjatë gjithë kohës, por kjo mund të ndikonte për keq në performancën e tyre. Më pas, Erioni imiton Gentën në mënyrës si ajo flet, ç’ka shkakton të qeshura tek banorët. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles