Wednesday, March 14, 2012

Banorët shprehin nga një dëshirë në Ditën e Verës

Genta u thotë banorëve se ata duhet të shkruajnë një dëshirë në një letër dhe t’a lidhin me veroret e tyre, pasi të dyja sëbashku do të varen në pemën e dëshirave. Banorët futen në mendimet për të gjetur çfarë dëshire do të shkruajnë, ku disa prej tyre hamendësojnë për dëshirat e njëri-tjetrit e një pjesë, i shprehin me zë të lartë se çfarë do të donin t’u plotësohej.

Banorët flasin dhe për fazën e parë të provës, e shkëmbejnë përvojat me njëri-tjetrin se si kanë vepruar për të kafshuar dardhën. Doloreza i tregon Françeskës teknikën si duhej vepruar, por Françeska përgjigjet se ishte shumë e vështirë të realizohej. Doloreza shprehet se se Meti është torturuar me të, pasi është e rëndë për t’u mbajtur në krah e shton se mendon se ajo dhe Graciano mund të jenë në treshen e parë të fituesve. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles