Wednesday, March 14, 2012

Françeska debaton për higjienën; Edi i kundërvihet fort

Djemtë e burgut, por edhe banorë të tjerë ankohen për higjienën brenda shtëpisë. Shpesh ata kanë diskutuar se një pjesë e mirë e banorëve nuk bëjnë asnjë punë dhe nuk kujdesen fare për higjienën në shtëpi. këto ankesa bien kryesisht mbi vajzat të cilat nuk kujdesen sidomos për higjienën në banjë. Françeska u drejtohet të gjithëve duke u thënë që të bëjnë më shumë kujdes dhe ta pastrojnë banjën.

Reagimi i Françeskës bën që të reagojnë banorët e tjerë. Ermira i kundërvihet fuqishëm duke i thënë se ajo është shumë e kujdesshme dhe për këtë arsye nuk duhet që të flasë për higjienën e vajzave në përgjithësi. Françeska i kundërvihet Ermirës duke i thënë se ajo nuk ka pse të ndjehet e ofenduar. “Mos i përgjithëso gjërat” i thotë Ermira Françeskës dhe ajo i përgjigjet “nuk më intereson se ofendohesh apo jo, mua më shqetëson dhe do ta them”.

Françeska debaton edhe me Edgarin. Ai i thotë i nervozuar që kur të ketë ankesa për higjienën e vajzave të diskutojë me vajzat dhe të mos flasë për gjëra të tilla në prani të meshkujve. Françeska i thotë Edit se ajo flet në prani të të gjithëve, për faktin se shumica e meshkujve kanë pasur ankesa të tilla. Në një moment Edi i thotë “e paedukatë” dhe Françeska e nervozuar i thotë se ai është i paedukatë. “e kemi parë edukatën tënde që je 52-vjeç dhe shih si flet. Të kam thënë që me mua mos fol në atë mënyrë, nuk e toleroj” i thotë Françeska Edit.

Në debat ndërhyjnë edhe banorë të tjerë. Shumica e tyre i kërkojnë Françeskës që ta mbyll këtë debat dhe të mos flasë më për një gjë të tillë sepse për ta të diskutohet higjiena është turp. Të tjerët ironizojnë sjelljet dhe fjalët e vajzave. Ky debat zgjat për një kohë të gjatë, teksa banorët presin që të fillojë prova e radhës.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles