
Meti është një nga banorët që nuk e ka mësuar ende alfabetin mbrapsht. Ndërsa përpiqet që ta mësojë ai kujtohet dhe uron mësuesit për festën e 7-Marsit.
Më pas ai vazhdon të mësojë alfabetin bashkë me Arbërin, ndërsa banorët e tjerë argëtohen duke kërcyer me muzikën në sfond.
Edhe në dhomën e ndenjes banorët mësojnë alfabetin dhe qeshin duke u munduar që ta mësojnë nëpërmjet intonacioneve të ndryshme që u japin gërmave të ndryshme. Ermali është banori i radhës që uron mësuesit për festën. “Gëzuar festën të gjithë mësuesit kudo që ndodhen” thotë Ermlai dhe të tjerët urojnë pas tij.
Më pas ata vazhdojnë përsëri me përgatitjet për provën ditore dhe argëtohen me muzikën në sfond.
0 comments:
Post a Comment