Wednesday, March 7, 2012

Supozime për surprizën e provës;- Genta e mërzitur

Banorët vazhdojnë të përpiqen që të mësojnë alfabetin mbrapsht. Disa prej tyre e kanë mësuar, të tjerët akoma. Ata e thonë me zë të lartë dhe fillojnë të hamendësojnë se cili prej tyre do të fitojë një surprizë duke e thënë më shpejt alfabetin.
Erioni thotë se surprizën e lojës do ta fitojë ai. Ai bashkë me Ermalin dhe Françeskën hamendësojnë se si do të jetë surpriza. Ata mendojnë se surpriza do të jetë një drekë ose një darkë për banorin që fiton provën.

Françeska e pyet Erjonin se cilin do të marrë për darkë dhe Erioni i përgjigjet se ai nuk i ndan dot Klaudjan, Ermalin dhe Françeskën dhe se di se cilin prej tyre do të zgjidhte.
“Po të jetë darkë merr Klaudjan, po qe drekë më merr mua” i thotë Françeska Erionit dhe qesh. Ermali ngacmon Françeskën se ajo është në nominim dhe nuk ka për të pasur surpriza për të pasi mund të eleminohet. Françeska mërzitet dhe i thotë se ajo nuk ka për të dalë këtë javë. “Ka plot të tjera për të dalë para meje” thotë Françeska dhe largohet nga Ermali për t’u ulur pranë Erionit.

Pak minuta më vonë aty vjen Gentjana e cila ka ndërruar veshjen e saj shumë herë gjatë ditës së sotme. Ermali fillon ta ngacmojë dhe shprehet se Genta është bërë xheloze për vajzat e tjera, prandaj ka filluar të ndërrohet shpesh. ai e fton Gentën që të ulet pranë tij dhe fillon të bisedojë me ta. Gentjana u thotë se ajo është e mërzitur për pamjen e saj, pasi i duket sikur të gjithë banorët e tjerë e shohin me tallje për këtë.
Ajo i thotë Erjonit” kaq e shëmtuar jam unë” dhe Erjoni i përgjigjet “kush e tha këtë?”. Genta i thotë atij se të gjithë banorët kështu thonë dhe ankohet për pamjen e saj që nga momenti që Vlashi i preu flokët.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles