Wednesday, March 7, 2012

Mëngjes i mbushur me lojra e argëtime

Në dhomën e gjumit ndizen dritat dhe pak minuta me vonë vendoset edhe muzikë me zë të lartë. Banori i parë që zgjohet është Edi. Ai shkon pranë Liamit dhe fillon të luajë me të duke e zgjuar. Edi shtrihet sipër sipër Liamit që po fle dhe kërcen mbi krevatin e tij. Kjo bën që Liam të zgjohet. Si zakonisht Liami zgjohet shumë energjik dhe duke kërcuar me muzikën në sfond.

Është bërë e përtitshme që Liam kur zgjohet, fillon të zgjojë banorët duke u punuar rrengje të ndryshme. Ai fillon të këndojë me zë të lartë dhe duke përplasur duart, por banorët nuk zgjohën. Më pas ai fillon të bëjë zhurmë duke goditur muret dhe duke thirrur në emër banorët njëri pas tjetrit. Kështu ata fillojnë të zgjohen me radhë.

Pasi zgjohen banorët fillojnë të merren me punët e tyre personale, por Liami vazhdon të bëjë lojra me ta. Ai ndërsa lan dhëmbët, lag me ujë Anilën , por ajo nuk i përgjigjet lojës së tij. Më pas Liami shkon në ballkonin pranë pishinës dhe pret me një jastëk në dorë që ndonjë banorë të kalojë aty dhe ai ta godasë. Ermali është ai që ia kthen lojën me lojë. Ai mbush me ujë një kuti shampoje dhe pret të lag Liamin i cili është “në pritë” për ta gotitur me jastëk.

Liami kërcen në mënyrë qesharake dhe të tjerët qeshin me të. Në shtqpi fillojnë edhe ngacmimet dhe shakatë, ndërsa përpiqen që të mësojnë alfabetin mbrapsht që do ta realizojnë gjatë provës së sotme.
Kështu mëngjesi në shtëpinë e Big Brother ka nisur hareshëm, me shumë lojra, shaka e ngacmime mes banorëve. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles