Wednesday, March 21, 2012

Banorët zgjohen, Erioni i penduar për raportin e krijuar me Klaudjan

Në dhomën e gjumit janë ndezur dritat dhe në sfond është vendosur muzikë. Banorët fillojnë të zgjohen ku si gjithmonë edhe Edi i pari që e fillon ditën ere dhe pas tij Liami, Arbëri dhe të tjerët me radhë. Pasi zgjohen banorët merren me punët e tyre të mëngjesit dhe fillojnë bisedat e zakonshme. Erioni dhe Liami dalin e oborr dhe ndërsa konsumojnë kafenë e mëngjesit bisedojnë për zhvillimet e fundit brenda shtëpisë së Big Brother.

Dita e kaluar ishte e mbushur plot me ngjarje të rëndësishme dhe debate të forta të cilat u nxitën kryesisht nga Prova e Dashurisë. Shumë prej tyre treguan për herë të parë historitë e tyre jashtë shtëpisë të cilat deri atëher4ë ishin përmendur pak ose aspak nga vetë ata. Edhe Erioni me Liamin bisedojnë pikërisht për këtë temë. Ata komentojnë historitë e tyre.

Erioni është i mërzitur dhe i penduar nga sjellja e tij brenda shtëpisë së Big Brother karshi Klaudjas. Ai thotë se në një farë mënyrë është sjellë në mënyrë fëmijënore duke bërë lojëra me Klaudjan që të tjerët e interpretuan si një lidhje e mundshme. “Unë me Klaudjan s’kam bërë asgjë të keqe thjesht kemi bërë muhabet bashkë” thotë Erioni dhe më pas shton se kjo mund të ketë ndikuar shumë tek vajza që ndodhet jashtë shtëpisë. Liami i thotë se nga ana e Klaudjas u duk se pati një lloj pëlqimi ndaj Erionit, por kjo është e drejta e tyre që të sillen si të duan.

Më pas aty vjen Ermali i cili përfshihet në biseda të ndryshme me ta dhe Edi i cili shtrihet për të bërë banjo dielli. Kështu edhe një tjetër ditë e bukur ka nisur brenda shtëpisë së Big Brother.

1 comments:

  • Anonymous says:
    March 21, 2012 at 7:08 PM

    T'a kishte menduar me pare Erioni se si do te vepronte ne lidhje me Klaudian. Tani eshte pak vone per t'u kthyer mbrapa dhe mbi te gjitha te hamendesoje se si mund te ndiehet "vajza" qe ndodhet jashte shtepise. Te jem ne vend te saj, i ve nje kryq te madh Erionit dhe ate qe e ka bere. :(

Post a Comment

Social Profiles