Saturday, April 28, 2012

Surprizë, Ola merr një letër nga vëllai e zgjedh letrën e babait krahas letrës së ish të dashurit

Arbana shprehet se banorët janë shumë të lidhur me familjarët e tyre , sidomos pas hyrjes së tyre në BB, ku malli i bën akoma më të ndjeshëm. Ajo kërkon lidhje me shtëpinë e BB, e i fton të shohin një klip në monitor, ç’ka është fragmenti i një letre,(nga vëllai i Olës, por ajo nuk e di). Arbana pyet se e kujt mund të jetë kjo letër, e Genta shprehet se nuk mendon se është për të, ndërsa Françeska thotë se duhet të jetë për një vajzë brenda shtëpisë. Ola nuk reagon, dhe e pyetur nga Arbana shprhet se nuk mendon se është vëllai i saj, pasi ai është tip i mbyllur për të shkruar gjithë ato gjëra të ndjera. Arbana i thotë se ajo letër është për të, e Ola menjëherë përlotet dhe është shumë e prekur, aq sa nuk është në gjendje ta lexojë.

Ola nuk do të marrë vetëm një letër sonte. Në jetën e saj janë dhe dy njerëz shumë të rëndësishëm, me të cilët ajo ka një raport shumë të veçantë, por do të vihet përballë një zgjedhjeje të vështirë. Ka dy letra për të, njëra është nga babai i saj, me të cilin është shumë e lidhur dhe tjetra nga Davide, ish i dashuri i saj, me të cilin ka pasur një raport shumë të fortë. Është e sigurt që ajo nuk e pret një mesazh nga Davide.

Arbana e fton Olën në dhomën e rrëfimit dhe e vë përpara zgjedhjes së letrës së babait ose të Davides. Ola është shumë e surprizuar nga letra që Davide i ka dërguar, e rrëmbehet në lot. Ola tregon se ka folur me Françeskën për këtë histori e do të donte që të ktheheshin përsëri bashkë. Ajo vendos të zgjedhë letrën e babait të saj për ta lexuar, ku ai e inkurajon ta vazhdojë lojën me forcë.

Arbana e fton Olën të shohë letrën e Davides në monitor, ku ai ka shkruar se Ola është speciale për të, e së fundi, Arbana i tregon Olës se filmimet e Napolit i ka xhiruar Davide, i cili ka qenë shumë bashkëpunues në këtë surprizë. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles