
Erioni dhe Ermali, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë ende brenda kutive përkatëse, fillojnë të flasin me njëri-tjetrin, sepse e ndiejnë se është duke i zënë gjumi. “Françeskën mundohem ta kuptoj, por s’mundem”, shprehet Erioni, ndërsa Ermali psherëtin dhe thotë se do të zgjidhte më mirë që të flinte gjumë sesa të fliste për të.
Në kuti është edhe Liami, i cili fillon që të flasë me Erionin, që e pyet atë dhe Ermalin nëse kanë bërë ndonjë bisedë me Vlashin, për ta njohur më tepër. “Është benjamini i femrave”, shprehet Ermali, ndërsa Liami thotë se ka diskutuar për gjëra të përgjithshme, por nuk ka bërë asnjë bisedë të rëndësishme. “S’qenkam vetëm unë!”, shprehet Erioni. Ai thotë se Vlashin mund ta gjesh gjithmonë mes femrave, sepse ai rri vetëm me to.
0 comments:
Post a Comment