Saturday, March 10, 2012

Doloreza-Erionit: “S’kam ndenjur afër teje, se partnerja jote më sulmon”

Pas disa minutash që banorët qëndrojnë në heshtje, Erioni i kërkon Dolorezës, e cila edhe ajo është në kuti duke kryer provën, që të afrojnë kutitë me njëri-tjetrin dhe të fillojnë të bisedojnë. Ata afrohen dhe fillojnë të flasin. Doloreza thotë se nuk ka pasur mundësi që të rrijë afër tij, sepse e ka parë gjithmonë dhe kudo të shoqëruar nga Klaudja, ndërsa Erioni e sqaron se nëse ajo do të dëshironte që të rrinte me të, mjafton t’i thoshte dhe do t’i krijohej mundësia.

Erioni i kujton se e ka kërkuar shpesh që të flasin, por ajo s’ka dashur që të rrijë afër tij. “Duke qenë se po sulmohem shumë nga personi që ti ke në krah, kam preferuar që të rri larg”, shprehet Doloreza. “Sulmoje edhe ti!”, i përgjigjet Erioni. Doloreza thotë se çuiditet se si ai mund ta konsiderojë serioze lidhjen me Klaudjan, por Erioni ia kthen: “Duket që ti i ke kuptuar gabim gjërat”. Doloreza shprehet me dyshim, duke thënë se shpreson që t’i ketë kuptuar gabim, por mendon se nuk po gabohet.

Ajo thotë se pavarësisht gjithçkaje, mendon se ai në thelb është shumë njeri pozitiv dhe kërkon që t’i thotë edhe shumë gjëra të tilla, por do të preferonte një tjetër moment. Të dy banorët vendosin që të diskutojnë më gjatë kur të dalin nga kutitë.

Pas pak minutash ata vazhdojnë të bisedojnë ende. Doloreza flet me nënkuptime për Klaudjan, duke thënë se nuk do që të përfshihet në punët e tyre, sepse nuk do që të ketë të bëjë me Klaudjan. Ajo e këshillon, duke i thënë: “Ruaja vetes vlerat dhe mos e lër që të t’i humbasin të tjerët!”.

Disa nga banorët vazhdojnë të rezistojnë ende brenda në kuti.

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles