
Pas Klaudjas është Arbëri ai që largohet nga loja dhe pas tij për arsye fizike edhe Edgari lë kutinë e lojës. Pasi kanë lënë lojën ata dalin në oborr dhe aty bisedojnë për gjëra të ndryshme. Banorët e tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në kuti duke biseduar. Elvisi dhe Graciano bisedojnë për nominimet dhe Elvisi shprehet kundër Françeskës duke thënë se ajo nuk i pëlqen për disa sjellje që bën brenda shtëpisë.
Françeska nga ana tjetër bisedon me Liamin për Ermalin. Ajo qëndron e distoncuar nga Ermali dhe duket e mërzitur me të. Ajo i thotë Liamit se e pëlqen Ermalin, por tashmë ai ka filluar që ta mërzisë. Ermali që ndodhet disa kuti më tutje, u kërkon atyre që të mos flasin për të. “Nuk dua të zini emrin tim në gojë” thotë Ermali. Liami e shpjegon se nuk po thonë asgjë të keqe për të dhe e siguron që nuk do të flasin më, ndërsa Françeska nuk i kthen përgjigje.
Banoprët shprehen të lodhur teksa kalojnë orë të tëra duke qëndruar poshtë kutive të kartonit pa pasur mundësi që të dalin që aty pa plotësuar kohën e mjaftueshme.kështu ata nuk po rezistojnë më dhe njëri pas tjetrit ngrein flamujt e bardhë duke sinjalizuar se po heqin dorë nga prova. Kështu Anila, Meti, Vlashi, Lorena dhe Genta lënë provën, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë poshtë kutive dhe pas një pushimi të shkurtër i rikthehen përsëri realizimit të provës.
0 comments:
Post a Comment