
Ndërkohë, Ermira, Klaudja, Graciano e Doloreza qëndrojnë në kopësht duke marrë rreze dielli e duke biseduar. Ata flasin për grafikun e punëve të shtëpisë, ku Doloreza pyet se kush e ka rradhën për të pastruar oborrin. Graciano përgjigjet se e ka patur dje këtë detyrë, e Doloreza e quan duarartë, ndërsa shton se ësthtë në grup me Klaudjën e Liamin. Doloreza tregon se sot ka në ngarkim për të rregulluar dhomën e gjumit. Ermira shprehet se në buxhetin e javës tjetër, banorët duhet të porosisin më shumë detergjente pastrimi, pasi shtëpia e është e madhe e ka nevojë për shumë produkte të tilla.
Ndërkohë, në tavolinën e ngrënies Vlashi këshillon Anilës për look-un e saj. Ai i thotë se javët e para, teksa ai e shihte Big Brother nga ekrani, ka vënë re se Anila i mbante shumë keq flokët e Doloreza thotë të njëjtën gjë. Anila mundohet t’a kthejë situatën në favorin e saj, pasi Vlashi gjithasthu i heq vërejtje dhe për mënyrën e të trukuarit. Ai i thotë se Anilës nuk i shkon buzkuqi rozë që vë, por Anila përgjigjet se ajo është ngjyrë rinore. Vlashi i thotë: “Nëse më dëgjon mua, bëj një dush dhe hiqe atë ngjyrë nga buzët se nuk të shkon”.
0 comments:
Post a Comment