
Graciano shprehet se arsyeja që nuk gatuan është se banorët do të fillojnë t’i kërkojnë në ç’do çast që të gatuajë për ta, ashtu siç bëjnë me Erionin. Genta përgjigjet se Erioni e ka për kënaqësi të gatuajë, e Graciano kundërshton duke thënë se kënaqësia është një apo dy herë, e jo kur bëhet frekuente.
Më pas, banorëve u vjen zarfi i provës për ditën e sotme nga Vëllai i Madh. Meti lexon zarfin ku thuhet se Genta, Arbri e Meti duhet të pregatisin një performancë me temë të lirë dhe nga një batutë për lulet. Performanca do të finalizohet ditën e shtunë, e sa herë që ata të tre do të duan të punojnë sëbashku, do të lajmërojnë që Arbri të lihet i lirë.
0 comments:
Post a Comment