Friday, March 30, 2012

Debat midis banorëve: “Papërgjegjshmëria e Gracianos”

Pak minuta më vonë fillon një debat mes Ermalit e Gracianos e më pas marrin pjesë edhe banorët e tjerë, lidhur më kançet e pijeve energjike, të cilat i ka hedhur Graciano në mbeturina, duke mos e ditur që ato duhet t’i ruante, sipas urdhrit të Vëllait të Madh, që duhet të mbaheshin për arsye të numrave që ndodhen poshtë kanaçeve. Vetëm Lorena i del në krah Gracianos, duke thënë se Graciano nuk ka qenë në dijeni të gabimit që ka bërë dhe nuk duhet që të fajësohet për këtë gjë. Graciano nervozohet nga debati, i cili zgjat për minuta të tëra dhe u kërkon banorëve që të mos e diskutojnë më këtë temë, duke thënë se do të marrë përgjegjësi lidhur me penalizimet që mund të marrin. Erioni mendon se nuk është zgjidhje fakti që ai mund të kërkojë që të marrë përgjegjësi, por duhen menduar të gjitha pasojat, përpara se të bëhen veprimet. Erioni tregon disa raste, kur nuk janë respektuar rregullat nga Graciano.

Graciano shkon në dhomën e gjumit dhe thotë se ndien këputje, por nuk kupton se nga çfarë i është krijuar kjo gjendje. Disa nga banorët i shkojnë, afër duke e pyetur se si ndihet dhe për çfarë ka nevojë. Graciano thotë se ka ngrënë bukë dhe se nuk është nga mungesa e të ushqyerit. Më pas ai mbetet vetëm me Lorenën dhe Anilën, të cilat i qëndrojnë afër, dhe thotë se po i mungojnë shumë pijet energjike dhe se kjo është arsyeja që po ndihet kaq keq, pasi është mësuar që t’i konsumojë gjithmonë.

Graciano komenton mbi debatin e mëparshëm me Ermalin, duke thënë se Ermali ka dashur kot që të krijojë debat me të. “Se do t’i jap llogari atij unë se çfarë kam bërë”, shton Graciano. Lorena e këshillon që të mos i kushtojë shumë rëndësi, dhe të mos i lejojë që të flasin dhe të debatojnë me të. 

0 comments:

Post a Comment

Social Profiles