
Ndërkohë, Vlashi e Genta qëndrojnë në sallon duke komentuar banorët. Genta shprehet se të gjithë konkurentët e nominuar kanë ndryshuar, përveç Lorenës. Vlashi shprehet se i ka thënë Anilës se ka ndryshuar keq që pas nominimit e Genta shton se banorët s’dinë ç’bëjnë kur janë në nominim, por ajo nuk do të ndryshojë kur të jetë e nominuar.
Genta shprehet se Klaudjën e ka menduar konkurente të fortë, po ka ndryshuar mendim pas fjalëve që ka dëgjuar nga opinionisti i BB dhe e vërteton duke thënë se vërtet nuk e ka parë asnjëherë Klaudjën të qeshë, por vetëm duke bërë ironi. Vlashi shprehet se herë pas here e mendon si fitues Erionin e Genta shprehet se ai është shumë i mirë dhe i zgjuar. Vlashi thotë se i vjen keq që nuk i është dhënë mundësia ta njohë më tepër Erionin e Genta shton se ai është i drejtë dhe i bën veprimet me zemër. Si përfundim, Vlashi shprehet se uron të eleminohet Graciano e Genta e mbështet këtë mendim duke thënë se dhe ajo ndan të njëjtin mendim.
0 comments:
Post a Comment